Vajza e Kosovës e shqetëson mediumin kroat, arsyeja e çuditshme

- Bota Sot

Vajza e Kosovës e shqetëson mediumin kroat, arsyeja e çuditshme

Ka kohë që flitet se futbollisti Karim Adeyemi do të largohet nga Borussia e Dortmundit për shkak të dashurës së tij nga Kosova, Loredana Zefi.

Media kroate “24 sata’ është e shqetësuar për arsye se largimi i Adeyemit do të jetë një hendikep i madh për trajnerin kroat Niko Kovaç që drejton Dortmundin. 

“Gruaja kosovare i prish planet Kovacit dhe ia merr yllin?!

Arsyet e futbollit nuk janë më të vetmet që vendosin karrierën e sportistëve të nivelit të lartë.

Destinacioni i radhës i Karim Adeyemi (24) mund të varet vetëm nga dëshirat e reperes Loredana Zefi.

Loredana Zefi, shkroi gazeta gjermane ‘Bild’, nuk dëshiron më të jetojë në Dortmund dhe ëndërron të transferohet në një nga kryeqytetet evropiane, gjë që ka shkaktuar një ortek thashethemesh rreth largimit të të dashurit të saj Karim Adeyemi nga klubi”, ka shkruar media kroate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot