Ronaldo apo Messi?

- Bota Sot

Ronaldo apo Messi?

Marcelo ka zbuluar mendimin e tij të sinqertë për dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

I pyetur se kush ishte më i frikshëm për t’u përballur në fushë, braziliani nuk ka hezituar aspak në përgjigjen e tij, duke zgjedhur Messin.

“Messi. Ai ishte i jashtëzakonshëm,” është shprehur Marcelo, duke theksuar nivelin e lartë dhe ndikimin e argjentinasit në fushën e lojës.

Deklarata e tij vjen si një tjetër vlerësim për Messin, i cili gjatë karrierës së tij ka marrë lëvdata të shumta nga kundërshtarë dhe bashkëlojtarë, duke u konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më dominues në historinë e futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot