Skemë mashtrimi me futbollistë afrikanë, 6 mijë euro për viza që rezultuan false

- Bota Sot

Skemë mashtrimi me futbollistë afrikanë, 6 mijë euro për viza që rezultuan false

Prokuroria e Tiranës po heton një futbollist nga Bregu i Fildishtë, si të përfshirë në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synojnë të klubet shqiptare.

Hetimi ndaj 22-vjecarit nisi pas kallëzimit të një rasti, ku disa pretendentë afrikane për futbollin shqiptar paguan 6 mijë euro për dokumentet, por morën viza të falsifikuara.

Një 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë po hetohet nga prokuroria e Tiranës si bashkëpunëtor në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synonin të luanin në kampionatin shqiptar të futbollit.

Gjashtë aspirantë për klubet shqiptare kishin paguar nga 1 mijë euro për vizat shqiptare në pasaportat e tyre, pa ditur se ishin të falsifikuara.

Si i dyshuar për rastin, i riu afrikan Anderson T., qëndroi 6 muaj në “arrestit në burg”, masë nga e cila u lirua këtë javë nga Gjykata e Tiranës për shkak të skadimit të afatit të paraburgimit. Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimit në Shqipëri të prindit të një futbollisti nga Egjipti.

Djali i tij ishte vënë në kontakt me disa persona, po nga Afrika, që i kanë premtuar mundësimin e një vize shqiptare, kundrejt 1 mijë eurove, për t’u provuar si futbollist në Shqipëri.

Ai është dakordësuar me 5 afrikanë të tjerë dhe një prej tyre ka transferuar totalin prej 6 mijë euro drejt Shqipërisë.

Pasi i kanë marrë vizat, teksa kanë tentuar të udhëtojnë përmes aeroportit të Kajros në Egjipt dhe Stambollit në Turqi, në sportel ju është thënë se vizat ishin false. Për të njëjtën ngjarje janë proceduar penalisht edhe një tjetër 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë dhe një 46 vjeçar nga Shkodra.

Ky i fundit ka pranuar në prokurori se pas interesimit të menaxherëve të futbollit vendas për talente afrikanë bën të mundur plotësimin e dokumentacionit të tyre për të ardhur në Shqipëri dhe që bashkëpunon me disa skuadra si KF Burreli, Devolli, Gramshi e Këlcyra, por ka mohuar të jetë i përfshirë në vizat false të këtij rasti. Hetimi ndaj 22-vjeçarit të akuzuar për “falsifikim të vizave” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot