Sherr në tunel

- Bota Sot

Sherr në tunel

Shpërthen tensioni në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në stadiumin ‘Marassi’ në pushim të ndeshjes mes Genoas dhe Sassuolos në kampionatin italian të futbollit.

Në përfundim të pjesës së parë,  teksa skuadrat po linin fushën e lojës, shpërtheu një sherr që pati si protagonistë kryesorë, Domenico Berardi dhe Mikael Ellertson.

Cristiano Ronaldo dhe Félix vendosin ndeshjen, Al Nassr tani +5 pikë në krye të ligës...

Të dy futbollistët u kapën keq mes tyre madje duke përdorur duart sa futbollistët e tjerë të të dyja skuadrave u detyruan që të ndërhyjnë për t’i ndarë ata.

Por ky moment nuk mbeti pa u parë nga arbitri Rapuano që vendosi të ndëshkojë me karton të kuq si Berardi ashtu edhe Ellertson me karton të kuq duke bërë që të dyja skuadrat të zhvillojnë pjesën e dytë të sfidës me 10 futbollistë secila, një sfidë që sa për kronike u fitua nga Genoa 2-1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot