Pak orë pas rinovimit të kontratës, Nico Schlotterbeck është pritur me vërshëllima nga tifozët e tij.
Në takimin e humbur të BVB përballë Leverkusen-it, 26-vjeçari ka përjetuar momente të vështira pasi tifozët prezent në “Signa Iduna Park” e kanë kontestuar hapur.
Tifozët e Dortmund-it nuk janë aspak të kënaqur me kapitenin e ekipit të tyre pasi ky i fundit në kontratën e re ka siguruar një klauzolë shitjeje, e cila mund të aktivizohet që në këtë verë për disa skuadra të caktuara.
Sipas tifozëve fakti që ai rinovoi duke siguruar një klauzolë shitjeje, e cila mendohet të jetë rreth 50-60 milionë euro, tregon se ky hap nuk mund të interpretohet si një gjest besnikërie. Nga ana e tjetër klubi i Dortmund-it është munduar që të limitojë dëmet.
Duke pranuar klauzolën e shitjes ka evituar që lojtari të largohet në verë me parametra zero. Gjithashtu mediet gjermane kanë zbuluar se klubi në fjalë ka mundur që të fshijë emrin e Bayern-it nga lista e skuadrave që mund të aktivizojnë në verë klauzolën e lojtarin.