Futbollisti Enis Bardhi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fitoren e Konyasporit, me rezultat 3:0 ndaj Karagumrus.
Bardhi ishte ndër më të merituarit për epërsinë e hershme, pasi asistoi në golin Kramerit në minutën e 21-të.
Bardhi u paraqit 81 minuta, kur u zëvendësua nga Svandsen.
Pas javës së 29-të Konyaspor e zë vendin e tetë me 34 pikë të mbledhura.