Vedat Muriqi po çmend spanjollët, ja thyen rekordin legjendës së futbollit!

- Bota Sot

Vedat Muriqi po çmend spanjollët, ja thyen rekordin legjendës së futbollit!

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një përbindësh për rivalët në kampionatin spanjoll.

Muriqi ishte shënues i dyfishtë për Mallorca-n në epërsinë 2:0 ndaj Rayo Vallecanos.

Nuk ka të ndalur së shënuari, sot realizoi golin e tij të 21-të në kampionatin spanjoll dhe ka vetëm dy gola më pak se Kylian Mbappe, që kryeson listën e golashënuesve.

Një shqiptar nga Kosova po tregon forcën e tij në njërin nga kampionatet më të forta në botë.

Muriqi tani mban rekordin për gola të shënuar te Mallorca. Ai ka thyer rekordin e kamerunasit legjendar, Samuel Eto’o.

Muriqi tashmë ka shënuar 55 gola në La Liga, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Samuel Eto’o, i cili kishte 54 gola me fanellën e Mallorca-s.

Muriqi e hapi serinë e golave në minutën e 36-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 40-të, duke çuar rezultatin në 2:0.

Ylli ynë vazhdon të shkruajë histori, duke thyer rekordin e një legjende të futbollit botëror. 

Muriqi tani ka 55 gola e legjenda kamerunase 54.

Muriqi shënoi golin tjetër në minutën e 40-të, 2:0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot