Gjimshiti vendos rekord kundër Juventusit

- Bota Sot

Gjimshiti vendos rekord kundër Juventusit

Berat Gjimshiti ka vendosur një rekord të ri me fanellën e Atalantës.

Në mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit ai regjistroi ndeshjen e tij numër 328 si lojtar i bergamaskëve.

Një shifër që e bën kapitenin e Kombëtares shqiptare qendërmbrojtësin me më shumë ndeshje të zhvilluara në historinë e Atalantës.

Ndërkohë Gjimshiti ka kaluar edhe Bonaçinën, duke u renditur kështu i 4-ti në listën e futbollistëve me më shumë paraqitje në historinë e klubit. Përpara tij qendrojnë vetëm Pashaliçi, Belini dhe De Roni.



Lexoni të gjitha në Bota Sot