Tare e vendos sulmuesin tek objektivat e verës

- Bota Sot

Tare e vendos sulmuesin tek objektivat e verës

Goditja e fshehtë e Milanit, Igli Tare e vendos sulmuesin tek objektivat e verës!

Kerim Alajbegoviq, i lindur në vitin 2007, konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit ballkanik dhe në veçanti të Bosnjë Hercegovinës, e cila këtë verë do të marrë pjesë për herë të dytë në historinë e saj në Kupën e Botës.

Sulmuesi anësor 18-vjeçar ka pasur një rol kyç në “play off”-et kualifikuese, duke realizuar penalltinë vendimtare ndaj Uellsit dhe duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse ndaj Italisë, ku vuri në vështirësi mbrojtjen “azzurre”.

Pikërisht këto paraqitje, së bashku me sezonin pozitiv, kanë bindur Milanin ta vendosë në listën e objektivave për merkaton e verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot