Ndryshime nga sfida e fundit për kuqeblutë

- Bota Sot

Ndryshime nga sfida e fundit për kuqeblutë

Vllaznia ka mundësinë që të arratiset në vendin e parë. Për këtë duhet të mposhtë Teutën në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ndeshja nis në orën 19:00.

Egnatia u mposht nga Tirana, kështu është mundësia që diferenca të thellohet në 5 pikë nga Vllaznia. Teuta ndërkohë luan një tjetër mundësi, për të shpresuar te zona e Final Four.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ndërsa Vllaznia ka kthyer titullarë që munguan në Kupë. Teuta do kërkojë të befasojë në Shkodër, që është një nga transfertat më të vështira për ta.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Pohls, Gurishta, Çelikoviç, Balaj, Kallaku, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Gjini, Dros

Trajner: Edi Martini

Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai

Trajner: Enkelejd Dobi



Lexoni të gjitha në Bota Sot