Arbeloa e mbyll në fund të sezonit

- Bota Sot

Arbeloa e mbyll në fund të sezonit

Pavarësisht se ka bërë deri diku një punë të mirë, duke ditur gjendjen dhe situatën në të cilën mori drejtimin e ekipit, Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid.

“Defensa Central” zbulon se drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë dy profile për të zgjedhur mes tyre trajnerin e ri. I pari është Jurgen Klopp, i cili ka kohë që përflitet për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Trajneri gjerman nuk ka pranuar asnjë ofertë, edhe pse kanë qenë të shumta, pas largimit nga Liverpool në vitin 2024.

Kandidati i dytë, sërish është një emër me peshë.

Bëhet fjalë për Didier Deschamps, i cili do të jetë i lirë, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Francezi do të kërkojë të fitojë për herë të dytë si trajner Botërorin me “Gjelat” dhe më pas është i gatshëm të nisë një aventurë të re, këtë herë në nivel klubesh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot