Shkëndija e pret Shkupin në një duel ku fitorja është jetike për të mbajtur presionin mbi kreun e tabelës dhe për të konfirmuar formën e lartë pas triumfit në mesjavë.
“Pas fitores bindëse ndaj Rabotniçkit, Shkëndija synon vazhdimësinë për të mbetur në hap të ngushtë me vendin e parë
Ndonëse Shkupi po kalon një periudhë të vështirë, kampi kuqezi vlerëson maksimalisht ekipin nga Çairi
Objektivi është i qartë, 90 minuta përqëndrim maksimal për të mbajtur të paprekura ambiciet për titullin kampion
Endrit Krasniqi dhe Drilon Islami janë mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe mbrojtje për shkak të pezullimit me 5 kartonë të verdhë. Ndërkohë Reshat Ramadani, vazhdon fazën e rikuperimit pas dëmtimit të rëndë që e len jashtë sezonit.
Kthehet:
Mesfushori Ibrahim Alhassan rikthehet në dispozicion të stafit teknik pasi shleu pezullimin prej një ndeshjeje.
FAKTE SHTESË
Shkëndija pozicionohet në vendin e dytë me 61 pikë, duke mbajtur distancën prej -3 pikë nga lideri (-4 momentalisht pasi Vardari zhvilloi të shtunën ndeshjen e kësaj xhiroje), çka e bën çdo fitore në shtëpi të panegociueshme.
Fitorja bindëse 3:0 ndaj Rabotniçkit ka rikthyer qetësinë dhe besimin te skuadra, e cila ka treguar forcë sulmuese duke ruajtur efikasitet të lartë në ligë.
Shkupi vjen në këtë përballje me statusin e humbur në Ligën e Parë dhe shumë probleme në ekip.
Ekipi nga Çairi nga 26 ndeshjet paraprake ka vetëm një barazim dhe 25 disfata.
Shkupi luan sezonin me lojarë nga shkolla e futbollit shkaku i krizës së madhe financiare dhe organizative.
Në pranverë Shkupi edhe ndeshjet si vendas i luan në fushat e kundërshtarëve pasi stadiumi i tyre nuk liçencohet për VAR
Shkëndija ka nevojë për fitore për të qëndruar në hap me kreun e renditjes”, - thuhet nga Shkëndija.