Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndihet krenare për suksesin e Vedat Muriqit në kampionatin spanjoll.
Muriqi sot shënoi dy gola për fitoren e Mallorca-s me rezultat 2:0 ndaj Vallecanos, po ashtu thyen rekordin e legjendës kamerunas Samuel Eto’os. Muriqi ka 55 gola e Eto’o 54.
“Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitetin tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës!
Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë jo vetëm te Kombëtarja jonë, por edhe te klubi i tij.
Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë.
Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë”, ka shkruar Ademi.