Interi i afrohet titullit të kampionit të Italisë.
Zikaltrit shënuan fitore në një atmosferë të bukur në Como, me rezultat 4:3 ndaj skuadrës vendase.
Como u përpoq që të befasojë por pa sukses, nuk i mjaftoi as epërsia me rezultat 2:0.
Como udhëhoqe me rezultat 2:0 me golat e futbollistëve Valle (36) e Paz (45).
Interi këndellet dhe shënoi katër herë përmes Thuram (45+2 e 49) e Dumfries (59 e 72).
Në minutën e 88-të Da Cunha realizoi nga penalltia, duke ngushtuar humbjen në 3:4.
Interi kryeson me 75 pikë, ka 9 më shumë se Napoli në vendin e dytë pas javës së 32-të.
Como është në vend të pestë me 58 pikë të grumbulluara.