Kush është gjiganti shqiptar që po spikat në futbollin italian?

- Bota Sot

Kush është gjiganti shqiptar që po spikat në futbollin italian?

Talenti shqiptar, Gerard Mirashi po spikat me parametrat e tij fizikë dhe potencialin për të ardhmen.

18-vjeçari, i gjatë plot 1.96 metra, aktivizohet si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e ekipit italian Nuova Igea Virtus në Serie D, ku është shndërruar në një lider të vërtet, teksa është aktivizuar plot 1147 minuta deri tani.

Mirashi, i lindur në Firence dhe me nënshtetësi shqiptare, luan në formë huazimi nga Benevento Primavera, ndërsa kontrata e tij me klubin aktual është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

I rritur në akademinë e Cattolica Virtus Firenze, ai konsiderohet një profil interesant për të ardhmen, duke qenë se përveç rolit natyral si qendërmbrojtës, mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.

Në fund të këtij sezoni, Mirashi pritet të rikthehet te Benevento, klub me të cilin ka fituar kampionatin, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B.

Me fizikun e tij imponues dhe moshën e re, Mirashi shihet si një element premtues në repartin defensiv, me potencial për zhvillim të mëtejshëm në futbollin italian dhe më gjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot