Kosova e Dusseldorfit ka pësuar një humbje të rëndë në udhëtim, duke u mposhtur me rezultat 4:1 nga ASV Süchteln, në kuadër të javës së 26-të të Landesliga.
Vendasit treguan lojë të mirë dhe arritën të sigurojnë tri pikë të rëndësishme në garën për ngjitje në Oberliga. Nga ana tjetër, futbollistët kuqezi u përpoqën maksimalisht, por nuk ishte dita e tyre.
ASV Süchteln e zhbllokoi ndeshjen herët me Rennert (4’) dhe më pas dyfishoi epërsinë me Bock (13’). Në pjesën e dytë, rezultati u thellua nga Mehler (66’), ndërsa Kat (75’) shënoi nga penalltia për 4:0.
Goli i vetëm për Kosovën e Dusseldorfit erdhi në minutat shtesë, kur Konadu (90+1’) arriti të ngushtojë rezultatin.
Me këtë fitore, ASV Süchteln ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Kosova e Dusseldorfit mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.