Lamine Yamal frymëzohet nga LeBron James

- Bota Sot

Lamine Yamal frymëzohet nga LeBron James

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka shprehur besim të plotë se skuadra e tij mund të realizojë një përmbysje të madhe ndaj Atlético Madridit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.

Menjëherë pas sfidës në “Camp Nou”, talenti katalanas reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të qartë: “Nuk ka mbaruar ende”, duke lënë të kuptohet se Barcelona ende beson në përmbysje.

Në prag të ndeshjes së kthimit në “Estadio Metropolitano”, Yamal ka vazhduar të ushqejë optimizmin, sidomos pas paraqitjes së tij në derbin katalanas.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, sulmuesi i ri ka publikuar një imazh të legjendës së basketbollit LeBron James duke festuar titullin e NBA-së në vitin 2016 me Cleveland Cavaliers.

Ky postim shihet si një mesazh i nënkuptuar motivimi dhe besimi për një përmbysje të madhe, duke kujtuar rikthimin historik të Cavaliers, të cilët përmbysën disavantazhin 1-3 ndaj Golden State Warriors për të fituar titullin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot