UEFA ka vendosur që gjyqtari slloven Slavko Vinčić të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit mes Bayern Munich dhe Real Madrid, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Takimi do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Allianz Arena”, aty ku pritet një përballje e fortë mes dy gjigantëve evropianë që synojnë vazhdimin e rrugëtimit drejt finales.
Derisa ndesja e parë në “Bernabeu” përfundoi me fitoren e skuadrës gjermane me rezultat 2-1.
Vinčić ka një histori të mëhershme me të dyja skuadrat. Ai ka gjykuar pesë ndeshje të Bayern Munich, ndërsa Real Madridin e ka arbitruar në katër raste të tjera, duke krijuar një precedent interesant para këtij dueli vendimtar.