Malisheva ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e trajnerit Bylbyl Sokoli në postin e kryetrajnerit.
Në një komunikatë për publikun, klubi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Sokolin, i cili do ta udhëheqë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
"Bylbyl Sokoli rikthehet si Kryetrajner i FC Malisheva FC Malisheva njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e mirënjohur, Prof. Bylbyl Sokoli, i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
Profesori rikthehet në Malishevë, tani për objektiva edhe më të larta, të cilat shpresojmë se do t’i arrijmë bashkërisht. FC Malisheva i uron Prof. Bylbyl Sokolit mirëseardhje në shtëpi, duke i dëshiruar sa më shumë suksese dhe arritjen e objektivit tonë të përbashkët. Besojmë se ky rrugëtim do të jetë i suksesshëm për të gjithë, familjen tonë sportive – FC Malisheva!", ka shkruar Malisheva.