Yamal frymëzohet nga LeBron James dhe Neymar për përmbysjen e Barcelonës

- Bota Sot

Yamal frymëzohet nga LeBron James dhe Neymar për përmbysjen e Barcelonës

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka treguar që para ndeshjes me Atletico Madrid në Champions League ai po frymëzohet nga rikthimi historik i LeBron James me Cleveland Cavaliers në finalet e NBA-së në vitin 2016 dhe nga Neymar, i cili ishte protagonist në një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e futbollit, kur Barcelona eliminoi PSG-në në vitin 2017.

Barcelona ka pësuar humbje 2-0 në ndeshjen e parë dhe tani synon një rikthim të madh në stadiumin "Metropolitano", për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Para kësaj sfide, Yamal ka theksuar se inspirimin kryesor e merr nga rikthimi historik i LeBron James me Cleveland Cavaliers në finalet e NBA-së në vitin 2016. Gjithashtu ai ka përmendur edhe Neymar, i cili ishte protagonist në një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e futbollit, kur Barcelona eliminoi PSG-në në vitin 2017.

“Ai (LeBron James v.j.) është një nga referencat që më frymëzon për ndeshjen e nesërme. Do të mendoj për atë që bëri dhe shpresoj të ndodhë njësoj edhe për mua”, ka deklaruar talenti spanjoll. “E kam parë atë ndeshje (Barcelona - PSG v.j.) shumë herë. Neymar ka qenë idhulli im që nga fëmijëria”, është shprehur Yamal.

Tetëmbëdhjetë vjeçari është shfaqur optimist para ndeshjes së kthimit, duke besuar se skuadra e tij mund të bëjë diferencën.

“Ndjehem shumë mirë dhe mezi pres ndeshjen. Shpresoj të bëj diferencën”, ka thënë ai.

Në fund, ai bëri edhe një koment me humor për trajnerin e kundërshtarit, Diego Simeone.

“Le të shohim nëse më bën një favor dhe më lë një kundër një me një lojtar”, ka përfunduar Yamal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot