Mes pritjes për një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit në Ligën e Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain, mesfushori Dominik Szoboszlai ka dhënë një deklaratë shumë të fortë dhe emocionale, duke treguar vendosmërinë e skuadrës për të tentuar një përmbysje historike.
Liverpool humbi ndeshjen e parë në Paris me rezultat 2-0 dhe tani kërkon një mrekulli në “Anfield” për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Szoboszlai tha se skuadra është e gatshme të luftojë deri në maksimum për ta ndryshuar fatin e përballjes.
“Do të japim gjithçka, nga minuta e parë deri në të 90, madje edhe më gjatë nëse duhet. Jam gati të vdes në fushë nesër”. u shpreh ai, duke nënvizuar intensitetin dhe përkushtimin maksimal për këtë ndeshje vendimtare.
Mesfushori hungarez shtoi se motivimi në skuadër është shumë i lartë dhe se beson në atmosferën e veçantë të stadiumit të Liverpoolit.
“E dua shumë këtë kualifikim, kemi punuar shumë për këtë moment. Në një ndeshje të vetme, gjithçka mund të ndodhë në Anfield”, ka thënë Szoboszlai.