Topi i famshëm me yje i Ligës së Kampionëve pritet të bëhet histori shumë shpejt, duke shënuar fundin e një epoke të gjatë në futbollin evropian.
Sipas raportimeve të medias britanike The Guardian, finalja e vitit 2027 do të jetë e fundit që do të luhet me topin klasik të dizajnuar nga Adidas.
Nga sezoni 2027/28, të drejtat për prodhimin e topit zyrtar do t’i kalojnë Nike, që raportohet se ka siguruar marrëveshjen me vlerë rreth 45 milionë dollarë në vit.
Adidas ka qenë përgjegjës për dizajnin e topit që nga viti 2001, duke e bërë atë një simbol të garës më prestigjioze për klube në Evropë. Fillimisht me ngjyrë të bardhë dhe yje të zinj, topi ka pësuar ndryshime ndër vite, por ka ruajtur gjithmonë identitetin e tij unik.
Interesant është fakti se para vitit 2001, pikërisht Nike ishte furnizuesi i topave për këtë kompeticion, por pa krijuar një dizajn kaq ikonik sa ai i Adidas.
Ndeshja e fundit me këtë top pritet të jetë finalja e Ligës së Kampionëve më 5 qershor 2027, e cila do të zhvillohet në Metropolitano Stadium.
Ndërkohë, për garat tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Ligës së Konferencës, furnizues i topave do të mbetet Kipsta.