Luis Enrike i druhet Liverpulit: Fillimi do të jetë çelësi i ndeshjes, duhet kujdes

- Bota Sot

Luis Enrike i druhet Liverpulit: Fillimi do të jetë çelësi i ndeshjes, duhet kujdes

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike, foli për mediat në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, në të cilën skuadra e tij do të mbrojë fitoren 2- 0 në “Parc des Princes”.

Trajneri asturian përsëriti se ata do të dalin për të fituar dhe jo për të spekuluar dhe pranoi se Fabián Ruiz, i dëmtuar që nga janari, “po bën më mirë” dhe tashmë po stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës. “Ishte ndeshja e pare” ka nisur konferencën e tij Luis Enrike. “Ne ende duhet të luajmë të dytën. Ajo që dimë është se të martën do të jetë një ndeshje e vështirë. Kundër një skuadre të Liverpulit që do të jetë dy gola më poshtë. Do të jetë e vështirë. Është e qartë për ne. Dhe ne e dimë qartë se do të ketë momente të vështira”.

Sipas tij çelësi i ndeshjes do të jenë 20 minutat e para. “Normalisht, kur fillon një ndeshje, ndoshta është shumë e rëndësishme, por në futbollin e sotëm ndeshjet ndryshojnë në pesë minuta. Mund të ketë momente të ndryshme që ndryshojnë gjithçka. Është e rëndësishme të fillosh mirë lojën, dhe mendoj se do të jetë çelësi”.

Ata janë në kulmin e formës, ndërkohë që Livepuli thuajse ka prekur fundin dhe i vetmi kompeticion që mund ti japë trofe është Champions. Por trajneri i PSG-së nuk beson shume të e kaluara e skuadrave. “Kjo është vështirësia e lojërave. Për mua, është një lojë kurth. Ne fituam ndeshjen e parë, të gjithë thonë se ishim shumë superiorë… Por tashmë kjo i përket së kaluarës. Por, kujdes, futbolli dhe loja ndryshojnë shumë shpejt. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të vëmendshëm sepse mund të pësojmë një gol në pjesën e parë dhe loja mbetet e hapur”.

Luis Enrike beson se “Anfild” është një stadium i zjarrtë dhe një ferr për kundërshtarin, por skuadra e tij është e përgatitur për këtë fakt. “Është e qartë se kur luan në shtëpi, me tifozët tuaj, është më e lehtë dhe më e këndshme. Sepse ekziston lidhja midis tifozëve dhe ekipit. Kjo është ajo që ne do të kërkojmë në “Anfield”. Ne e dimë vështirësinë e të luajturit në Liverpul. Është një motivim për ne që të luajmë këtu dhe të kapërcejmë presionin e tyre. Është qëllimi ynë. Ju do të shihni se do të jetë një ndeshje e ngushtë. Mentaliteti nuk përfaqëson asgjë, por mund të përfaqësojë se ne jemi të përgatitur të jepim nivelin tonë më të mirë. Ne kemi të njëjtin mentalitet si vitin e kaluar kur donim të fitonim. Ne po kërkojmë të fitojmë ndeshjen e dytë dhe natyrisht edhe Championsin” ka përfunduar Luis Enrike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot