Jackson Kenio është i njohur edhe në Shqipëri

- Bota Sot

Jackson Kenio është i njohur edhe në Shqipëri

Jackson Kenio është futbollisti më i ri i FC Rustavi.

Pasi mbylli aventurën e tij në Letoni me Auda, fantazisti 26-vjeçar vendosi që të niste një të re në elitën e futbollit gjeorgjian.

Për shërbimet e tij, klubi nga Gjeorgjia s’ka paguar asnjë “kacidhe”, për shkak se braziliani ishte futbollist i lirë.

Jackson Kenio është i njohur edhe në Shqipëri, pasi në të shkuarën ka luajtur në Superiore me ekipin e Egnatias.

Kenio është aktivizuar me rrogozhinasit nga tetori i vitit 2020, deri në korrikun e vitit 2023.

Me Egnatian ka fituar titullin kampion në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, teksa shënuar 18 gola e asistuar në 9 të tjerë, në 99 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot