Cesc Fabregas befason me deklaratën e fundit

- Bota Sot

Cesc Fabregas befason me deklaratën e fundit

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka dhënë një deklaratë interesante për gjendjen e tabelës në Serie A.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë që ka skuadra e tij për të zënë një vend në Champions League, ish-mesfushori i Chelseat u përgjigj:

“Nuk e di se në çfarë pozite jemi në tabelë. Sepse nuk e kam shikuar qysh prej fillimit të sezonit”, u shpreh Fabregas.

Skuadra e Como-s në 32 ndeshje ka grumbulluar 58 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot