Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka dhënë një intervistë për “The Athletic” ku ka folur për ndryshimet që duhen bërë në sportin e futbollit për të mos humbur shikueshmëri.
Sipas tij, ka ardhur momenti që edhe ky sport të përshtatet me gjeneratat e reja, pasi vëmendja ndaj tij po humbet pak nga pak.
“Vit pas viti, futbolli do të humbasë brezat e rinj.
Ndeshjet janë shumë të gjata, pauzat janë shumë të gjata. Ky është një problem, sepse brezat e rinj nuk kanë durimin për të parë një ndeshje kaq të ngadaltë në TV.
Pushimi i ndeshjes? Imagjinoni budallallëkun. Nipi im gjashtëvjeçar, i cili di gjithçka për futbollin sepse luan PlayStation… Ai ikën. Dhe mendoni se do ta kapni pas 15 minutash? Kurrë. Sepse ai shkon në dhomën e tij dhe fillon të luajë FIFA.
Unë do t’i zvogëloja pjesët e lojës nga 45 minuta secila në 25 minuta. Ashtu si në basketboll, me kohë efektive. Një lojtar nuk mund të qëndrojë thjesht në fushë dhe të bëjë aktorin, ai duhet të largohet. Unë nuk do të përdorja kartonë të kuq dhe të verdhë. Do të thosha,
‘Je jashtë për 5 minuta (me një karton të verdhë), je jashtë për 20 minuta (me një karton të kuq).’ Në këtë mënyrë krijojmë probleme për ekipet në ndeshjen aktuale.
Pastaj një gjë tjetër: ka shumë pak gola. Në këtë mënyrë nuk ka spektakël. Duhet të shënosh më shumë gola. Dhe për të shënuar më shumë gola, duhet të ndryshosh rregullat”, ishte ideja e De Laurentis.