Spalletti kërkon Lobotkan

- Bota Sot

Spalletti kërkon Lobotkan

Përvoja dhe cilësia janë dy kriteret kryesore që trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka vendosur si prioritet për merkato verore. Strategu italian synon ndërhyrje të rëndësishme në mesfushë, duke e konsideruar këtë repart si “zemrën” e skuadrës.

Në listën e dëshirave të bardhezinjve janë përmendur emra të njohur si Bernardo Silva, Leon Goretzka dhe Franck Kessié, ndërsa një objektiv ëndrrash mbetet Sandro Tonali. Megjithatë, Spalletti duket se ka një preferencë të qartë: Stanislav Lobotka.

Mesfushori i Napoli konsiderohet profili ideal për teknikun, pasi njeh shumë mirë Serie A dhe ka bashkëpunuar më parë me të. Me 32 vite që pritet të mbushë, Lobotka sjell eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet klubi napolitan.

Sipas mediave italiane, Napoli mund të jetë i hapur për largimin e lojtarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2027 dhe negociatat për rinovim janë ndalur.

Por klauzola prej 25 milionë eurosh është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, çka do të thotë se Juventusi duhet të paraqesë një ofertë të konsiderueshme për të bindur presidentin Aurelio De Laurentiis.

Pavarësisht vështirësive, Juventusi pritet të bëjë një tentativë konkrete, duke mbajtur gjithashtu të hapura edhe opsionet e tjera në merkato. Nga ana e tij, Lobotka shihet i gatshëm për një ribashkim me Spallettin, çka mund të ndikojë në zhvillimet e kësaj piste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot