Vjedhje në Landovicë të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Vjedhje në Landovicë të Prizrenit

Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku sipas ankuesit, tre persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë brenda restorantit të tij, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas deklarimit, të dyshuarit kanë arritur të marrin një shumë parash të gatshme dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit