Çfarë ndodh me Tottenhamin nëse bie nga Premier League?

- Bota Sot

Çfarë ndodh me Tottenhamin nëse bie nga Premier League?

Rreziku i rënies nga kategoria për Tottenham po bëhet gjithnjë e më konkret, ndërsa debutimi i Roberto De Zerbi në stolin londinez nuk solli ndryshimin e shumëpritur.

Humbja ndaj Sunderland e ka lënë skuadrën në vendin e 18-të në Premier League, zonë që nënkupton rënie nga kategoria.

“Spurs-at” nuk fitojnë prej 14 ndeshjesh dhe suksesi i fundit daton në dhjetor 2025, duke e bërë mbijetesën një mision tepër të vështirë.

Një rënie në EFL Championship do të kishte pasoja të rënda financiare dhe sportive për klubin, që konsiderohet ndër më të vlefshmit në Angli dhe ka investuar shuma të mëdha vitet e fundit.

Sipas raportimeve, në rast rënieje, pagat e lojtarëve mund të përgjysmohen, falë klauzolave të përfshira në kontrata që synojnë të mbrojnë klubin nga krizat financiare.

Të ardhurat nga të drejtat televizive do të pësonin rënie drastike, nga mbi 100 milionë euro në sezon në vetëm rreth 13 milionë, me humbje totale që mund të arrijnë deri në 300 milionë euro.

Situata do të përkeqësohej edhe nga largimi i mundshëm i shumë lojtarëve kyç, duke e detyruar klubin të rindërtojë skuadrën me të rinj dhe huazime.

Në një kampionat të gjatë dhe fizik si Championship, kjo do ta bënte rikthimin në elitë edhe më të vështirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot