Rakitiç mbron Yamalin

- Bota Sot

Rakitiç mbron Yamalin

Ivan Rakitiç, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Sevilla, foli para sfidës ndaj Atlético Madridit:

“Këto janë ndeshje speciale, përgatiten në çdo detaj. Këshilla ime për Yamal?

Mos harro të argëtohesh dhe të jesh i lumtur, edhe pse ke shumë presion”.

Duke kujtuar përmbysjen ndaj PSG: “Ishte emocion i pashpjegueshëm, unik. Do të doja më shumë mbrëmje të tilla futbolli”.

Ai mbrojti Lamine Yamal: “Që nga debutimi ka pasur rritjen progresive. Përflitet shumë, por e rëndësishme është çfarë bën në fushë dhe ai po përgjigjet mirë”.

Rakitic shtoi: “Do t’i bënte mirë një kapiten si Carles Puyol apo Xavi Hernández. Yamal bën diferencën…, duhet të vazhdojë ‘të vallëzojë’ në fushat e futbollit”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot