Neuer po tregon që është ende lider

- Bota Sot

Neuer po tregon që është ende lider

Edhe pse në moshën 40-vjeçare, Manuel Neuer po tregon që është ende lider dhe mund të bëjë mirë edhe disa sezone të tjera.

Ndërkohë që kontrata e tij me bavarezët, përfundon në qershor të këtij viti.

Në Angli kanë aluduar çmendurinë, duke përfituar nga momenti që mes Neuer dhe Bayern Munich ende nuk ka bisedime për rinovim kontrate.

Sipas “TeamTALK”, Tottenham dhe Brighton kanë kërkuar informacion më tepër, për një transferim të mundshëm të ikonës gjermane. Brighton duket më i interesuar, duke qenë se e ka të sigurt mbijetesën në Premier League.

Në krahun tjetër, nga tifozët kjo duket diçka absurde, duke hedhur poshtë këtë “informacion” nga media angleze. Pritet të shihet si do të shkojnë gjërat dhe nëse Neuer do të provojë aventurë të re në këtë moshë.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot