Gana emëron Queiroz si komisar teknik

- Bota Sot

Gana emëron Queiroz si komisar teknik

Federata Ganeze e Futbollit ka vendosur ditën e djeshme komisarin e ri teknik të “Perlave të zeza”. Carlos Queiroz pason Otto Addo-n, i cili u shkarkua mas dy humbjeve që mori Gana në miqësoret e muajit mars.

Për 73-vjeçarin nga Portugalia, Botërori 2026 do të jetë i pesti ku merr pjesë. Ai ka drejtuar Portugalinë në Botërorin e 2010-ës ndërsa ka qenë edhe në edicionet e 2014, 2018 dhe 2022 si komisar teknik i Iranit.

Gana e Queiroz është pjesë e një grupi delikat në Botërorin 2026 pasi për të kaluar për më tej do të sfidojë Panamanë, Anglinë dhe Kroacinë.

“Për mua nuk bëhet fjalë për detyrën e radhës, por për një mision të mirëfilltë. Jam gati që të vendos në dispozicion të ekipit të gjithë eksperiencën time dhe njohuritë e mia”, tha portugezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot