Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet sonte në orën 20:15

- Bota Sot

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet sonte në orën 20:15

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli mbrëmjen e djeshme përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh, si dhe e përqëndruar maksimalisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet të martën në orën 20:15 në stadiumin “Stok Cae Ras”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot