Bayerni bën gati ofertën për të rrëmbyer Gordon nga Newcastle

- Bota Sot

Bayerni bën gati ofertën për të rrëmbyer Gordon nga Newcastle

Klubi gjerman Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor anglez Anthony Gordon, si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.

Sipas raportimeve të Sky Sports, Gordon konsiderohet si alternativa kryesore për krahun e sulmit, duke u parë si një rival i drejtpërdrejtë për afrimin e kolumbianit Luis Díaz, i cili iu bashkua bavarezëve verën e kaluar në një marrëveshje të bujshme.

Bayern është në kërkim të një lojtari ofensiv që mund të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin e avancuar, ndërsa 25-vjeçari anglez shihet si profili ideal për këtë rol.

Aktualisht pjesë e Newcastle United, Gordon është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që prej transferimit nga Everton në janar të vitit 2023 për një shumë mbi 45 milionë euro. Paraqitjet e tij të mira e kanë çuar gjithashtu edhe në përfaqësuesen e Anglisë.

Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk pritet të jetë i lehtë. Kontrata e Gordon me Newcastle zgjat deri në vitin 2030 dhe nuk përfshin një klauzolë largimi, çka e vështirëson çdo negociatë. Vlera e tij në treg vlerësohet të arrijë rreth 60 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot