Hakan Çalhanoglu është lidhur me një largim nga Interi.
Flitej edhe për destinacionin e tij të ardhshëm, i cili është vendlindja e tij Turqia dhe gjiganti Galatasaray.
Rreth kësaj ka reaguar agjenti i tij, Gordon Stipiq i cili tha se turku është i lumtur te Interi.
“Hakan mbetet plotësisht i përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi në këtë fazë: Interin, luftën për Scudetton dhe arritjen e suksesit së bashku me ekipin.
Javë pas jave, përmes performancave të tij, pasionit dhe ndjenjës së përgjegjësisë në fushë, ai vazhdon të demonstrojë cilësinë dhe rëndësinë e tij për ekipin, ndërsa shikon përpara me krenari dhe vendosmëri të madhe drejt Kupës së Botës së ardhshme, ku ai do ta udhëheqë kombin e tij si kapiten – një përgjegjësi që është një nder i veçantë dhe do të thotë gjithçka për të”, ishin fjalët e Stipiq.
Çalhanoglu, deri më tani ka bërë 28 paraqitje këtë sezon duke shënuar 10 gola dhe 6 asistime.