Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka disa ndryshime në kalendarin e javës së 32-të të kampionatit Abisnet Superiore. Derbi Dinamo-Tirana, që ishte planifikuar për tu zhvilluar të premten në orën 19:00 do të luhet të shtunën në të njëjtin orar, pasi të premten zhvillohet protesta e opozitës dhe Policia E Shtetit ka kërkuar që ky takim të mos zhvillohej atë ditë.
Ndryshon edhe orari i ndeshjes Egnatia-Flamurtari, që ishte planifikuar të luhej të shtunën në orën 19:00. Ky takim do të zhvillohet po ditën e shtunë, por në orën 16:00.
Nuk ka ndryshime përsa i përket sfidave të tjera të javës së 32-të të kampionatit.
Abissnet Superiore- Java e 32-të
E shtunë 18 prill
Vora-Vllaznia 16:00
Egnatia-Flamurtari 16:00
Teuta-Elbasani 19:00
Dinamo-Tirana 19:00
E diel 19 prill
Partizani-Bylis 19:00