Yamal i kërkoi një “nder”, Simeone i kthen përgjigjen epike

- Bota Sot

Yamal i kërkoi një “nder”, Simeone i kthen përgjigjen epike

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka dhënë një përgjigje ironike ndaj talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, në prag të përballjes së kthimit në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Dy skuadrat do të përballen mbrëmjen e sotme në “Metropolitano”, për një vend në gjysmëfinale. Madrilenët vijnë me avantazh të konsiderueshëm, pasi fituan ndeshjen e parë 2-0 në “Camp Nou”, falë golave të Julián Álvarez dhe Alexander Sørloth.

Para sfidës së kthimit, Yamal kishte shprehur dëshirën për të përballur mbrojtësit e Atleticos në situata një kundër një, duke deklaruar se shpresonte që Simeone t’i “bënte një nder” në këtë aspekt.

Por tekniku argjentinas nuk vonoi me një përgjigje thumbuese:

“Nëse dëshiron një sport 1 kundër 1, mund të shkojë të luajë tenis”.

Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy ekipeve brenda 10 ditësh, ndërsa historia në Champions League flet në favor të Atleticos, që ka eliminuar Barcelonën në të dy rastet e mëparshme në çerekfinale, në vitet 2014 dhe 2016.



Lexoni të gjitha në Bota Sot