Te Real Madrid bëhen gati për penalltitë

- Bota Sot

Te Real Madrid bëhen gati për penalltitë

Nesër mbrëma, në “Allianz Arena” do të luhet ndeshja e kthimit mes Bayern Munih dhe Real Madridit.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1-2 për bavarezët.

Megjithatë, te Real Madrid nuk janë dorëzuar dhe besojnë ende te kualifikimi. Alvaro Arbeloa dhe stafi i tij janë përgatitur për çdo detaj, përfshirë edhe penalltitë.

“Defensa Central” shkon edhe më tej duke krahasuar statistikat e Andriy Lunin me ato të Manuel Neuer nga pika e bardhë e penalltisë. Lunin ka qenë i suksesshëm në 30% të pritjes së penalltive deri tani, ndërkohë që Manuel Neuer ka patur sukses në 22% të penalltive të pritura.

Pavarësisht se Lunin është portieri i dytë pas Thibaut Courtois, te “Los Blancos” janë të kënaqur me ukrainasin dhe e vlerësojnë shumë atë.

Për Lunin ka pasur interes të vazhdueshëm nga shumë klube të tjera, por drejtuesit e Real Madridit kanë refuzuar të gjitha ofertat e ardhura deri më sot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot