Interi shkruan historinë në Serie A: kalon Juventusin

- Bota Sot

Interi shkruan historinë në Serie A: kalon Juventusin

Interi ka hyrë sërish në histori të futbollit italian, duke u rikthyer pas 50 vitesh si skuadra me më shumë gola të shënuar në Serie A.

Në vitet e fundit, Inter Milan ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme, duke arritur deri në dy finale të UEFA Champions League, ndonëse pa fat në fitimin e trofeut.

Në kampionatin aktual, zikaltërit kanë shënuar 75 gola në 32 ndeshje, ndërsa kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit.

Me këtë ritëm dhe me një diferencë prej 9 pikësh ndaj Napolit, Interi është shumë pranë titullit të 21-të kampion.

Me golin e fundit të shënuar, Interi ka kaluar Juventus dhe është bërë skuadra me më shumë gola të shënuar në historinë e Serie A:

Renditja

1.  Inter: 5465 gola

2. Juventus: 5464 gola

3. Milan: 5132 gola



Lexoni të gjitha në Bota Sot