Michael Carrick ka reaguar me zemërim të madh pas humbjes 2-1 të Manchester United në shtëpi kundër Leeds United, duke e cilësuar kartonin e kuq të Lisandro Martinez si "një nga vendimet më të këqija" që ka parë ndonjëherë.
Argjentinasi u përjashtua pas rishikimit me VAR për një tërheqje flokësh ndaj Dominic Calvert-Lewin, vendim që la United me dhjetë lojtarë në momentin kur po kërkonin përmbysjen. Carrick insistoi se veprimi nuk ishte agresiv dhe se Martinez ishte jashtë ekuilibrit, duke paralajmëruar një ankesë zyrtare drejt komitetit të arbitrave në Angli.
Sipas Daily Mail Sport, kjo ishte fitorja e parë e Leeds në "Old Trafford" që nga viti 1981, e siguruar falë dy golave të Noah Okafor.
Ndërkohë që Carrick kritikonte arbitrimin, ish-kapiteni Roy Keane, nga studio e Sky Sports, e cilësoi vendimin si të ashpër por i kërkoi trajnerit të United "ta gëlltisë" (suck it up).
Keane theksoi se performanca e dobët e ekipit në pjesën e parë ishte shkaktari kryesor i humbjes dhe jo vetëm vendimi i VAR-it, duke e quajtur këtë rezultat një hap prapa për "Djajtë e Kuq".