Çudia në Elbasan

- Bota Sot

Çudia në Elbasan

Një episod i çuditshëm u regjistrua dje në “Elbasan Arena”.

Elbasani priste Partizanin, ndërsa në minutën e 50-të u fitua penallti nga verdheblutë.

Kur Ze Gomesh po bëhej gati të godiste penalltinë, Klaudjo Allkja iu afrua portierit të Partizanit. Allkja është përgjegjësi i materialeve të Elbasanit, që i shkoi pranë Pano Qirkos.

Ky episod shtoi tensionin, ndërsa gjyqtari Yzeiraj i tregoi kartonin e kuq. Allkja rrezikon tashmë dënimin nga Disiplina, pasi gjuajtja e penalltisë u vonua edhe për rreth 90 sekonda të tjera duke qenë se po pritej dalja e tij.

Dënimi i fundit për përgjegjësin e materialeve të Elbasanit ishte në muajin shkurt.

Pas ndeshjes me Vllazninë në Shkodër, Disiplina e dënoi me 8 ndeshje pezullim për sulm të lojtarëve kuqeblu.

Rikthimi i tij tek Elbasani bën që të jetë sërish në rrezik, ndërsa e sigurt është mungesa në sfidën e radhës.

Vendimi i 19 shkurtit nga Disiplina, pas ndeshjes ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”: Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot