Bayern - Real premton spektakël

- Bota Sot

Bayern - Real premton spektakël

Mbrëmjen e të mërkurës, do të përcaktohen dy gjysmëfinalistet e tjera të Ligës së Kampioneve.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në “Allianz Arena”. Bayern Munich pret rekordmenët e Real Madrid.

Gjermanët triumfuan 2-1 në ndeshjen e parë në Spanjë dhe shihen të avantazhuar për të kaluar më tej.

Megjithatë, Reali ka treguar se në Champions nuk dorëzohet kurrë dhe për këtë arsye synon përmbysjen e madhe.

Në duelin tjetër, Arsenal pret portugezët e Sporting Lisbona.

Pas fitores 1-0 në transfertë, londinezët pritet të mos kenë shumë vështirësi për të avancuar më tej.

Të dyja këto ndeshje, do të luhen duke nisur nga ora 21:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot