Higuita zbulon favoritët për Kupën e Botës 2026: “Ka shumë”

- Bota Sot

Higuita zbulon favoritët për Kupën e Botës 2026: “Ka shumë”

Ish-portieri legjendar i Kolumbisë, Rene Higuita, ka treguar se cilat shtete i sheh si favorite për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se konkurrenca për titull pritet të jetë shumë e fortë.

Sipas tij, lista e pretendentëve është e gjatë dhe përfshin kampionen aktuale,

Argjentinën, si dhe fuqitë e mëdha të futbollit si Franca, Gjermania, Spanja dhe Brazili. Ai nuk e ka përjashtuar as Uruguain si një surprizë të mundshme.

“Ka shumë kandidatë. Nuk mund të përjashtojmë Argjentinën, kampionen e vitit 2022, apo Francën, Gjermaninë, Spanjën, Brazilin dhe Uruguain si surprizë”, ka deklaruar Higuita.

Duke folur për kombëtaren e vendit të tij, ai është shprehur optimist pavarësisht rezultateve të fundit jo të mira.

“Në Kolumbi jemi shumë optimistë për kombëtaren tonë. Ndoshta në dy ndeshjet e fundit, humbjet ndaj Francës dhe Kroacisë, nuk jemi të kënaqur me paraqitjen, por e dimë potencialin dhe kapacitetin e ekipit”, ka thënë ai.

Higuita ka komentuar edhe për portierët më të mirë në futbollin aktual, duke veçuar disa nga emrat më të njohur në botë.

“Manuel Neuer është fantastik, Thibaut Courtois është gjithashtu i shkëlqyer. Por për mua, më i miri aktualisht është Emiliano Martínez”, ka thënë ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot