Ja lojtari i ndeshjes Atletico - Barcelona

- Bota Sot

Ja lojtari i ndeshjes Atletico - Barcelona

Dani Olmo është shpallur Lojtari i Ndeshjes, Atletico - Barcelona që përfundoi me shifrat 1:2. Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s analizuan këtë zgjedhje duke shkruar:

“Olmo ishte shumë ndikues te Barcelona. Ai dhuroi një asist, realizoi tre pasime kyçe dhe pati tre goditje gjatë ndeshjes.

Pozicionimi i tij në fushë i shkaktoi shumë probleme Atletico Madridit dhe ndihmoi Barcelonën të lidhej dhe të kombinonte më mirë mes linjave të ngushta të kundërshtarit.

”Barcelonës nuk i mjaftoi fitorja në Madrid me rezultat 2:1 ndaj Atleticos, pasi që i kushtoi shtrenjtë humbja me 0:2 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Rezultatet
Atletico – Barcelona 1:2 (2:0)
Liverpool – PSG 0:1 (0:2) 
Në kllapa janë ndeshjet e para



Lexoni të gjitha në Bota Sot