Dëmtimi i Etikite mund të jetë i rëndë, rrezikon të humbasë botërorin

- Bota Sot

Dëmtimi i Etikite mund të jetë i rëndë, rrezikon të humbasë botërorin

Lojtari i Liverpool, Hugo Ekitike, pësoi një dëmtim serioz gjatë ndeshjes së dytë të çerekfinales së Champions League kundër PSG në Anfield.

Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë pas një rrëzimi në minutën e 27-të, i cili thuhet se shkaktoi një problem me këmbën e tij të djathtë.

Lojtari u trajtua nga stafi mjekësor dhe u nxor me barelë.

Gjithashtu shqetësuese janë komentet e trajnerit të Liverpool, Arne Slot: “Nuk duket mirë, në fakt duket shumë serioze“, tha ai pas ndeshjes, duke shpjeguar se do të nevojiten teste të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Lëndimi mund të ketë pasoja të rëndësishme si për klubin anglez ashtu edhe për ekipin kombëtar francez përpara Kupës së Botës.

Një ekzaminim më i thelluar mjekësor është planifikuar për sot, por sipas medias franceze bëhet fjalë për një këputje të tendinit të Akilit, një nga dëmtimet më të rënda që një futbollist mund të pësojë.

Stafi mjekësor dhe teknik i Francës ka qenë në kontakt me homologët e tyre të Liverpool që nga mbrëmja e djeshme për të ndjekur përditësimet e fundit mbi shëndetin e lojtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot