Profecia e Kroos bëhet realitet pas dështimit të Barcelonës në Champions

- Bota Sot

Profecia e Kroos bëhet realitet pas dështimit të Barcelonës në Champions

Deklaratat e mëparshme të ish-mesfushorit gjerman Toni Kroos kanë rikthyer në qendër të debatit Barcelonën në arenën europiane, pas dështimeve të fundit në Champions League.

Që në muajin janar, pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madrid në Superkupën e Spanjës, Kroos kishte ngritur dyshime të forta mbi aftësinë e katalanasve për të konkurruar në nivel kontinental. Ai kritikoi stilin e lojës së skuadrës, duke theksuar se nuk ishte i përshtatshëm për të përballuar ekipet më të forta të Europës.

“Barcelona gëzohet për Superkupën, por Champions League është krejt tjetër.

Aty përballesh me kundërshtarë të nivelit më të lartë. Ata nuk do të fitojnë asnjë trofe europian dhe nuk do të arrijnë të fitojnë Champions League.

Nëse lodhesh dhe nuk ndryshon stilin e lojës, bëhesh i prekshëm dhe çdo ekip mund të të dëmtojë dhe të të eliminojë”, ishte deklarata e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari gjerman kritikon mënyrën e lojës së Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Edhe sezonin e kaluar, ai kishte paralajmëruar se skuadra nuk do të mund të fitonte Champions League nëse vijonte me të njëjtën qasje mbrojtëse.

Duke parë se Barcelona ka dështuar të arrijë finalen në dy sezonet e fundit, shumë analistë i konsiderojnë sot deklaratat e Kroos si të sakta, në një kohë kur skuadra vijon të hasë vështirësi në skenën europiane, pavarësisht sukseseve në kompeticionet vendase.



Lexoni të gjitha në Bota Sot