Legjenda e futbollit e kritikon Yamalin

- Bota Sot

Legjenda e futbollit e kritikon Yamalin

Barcelona u eliminua në çerekfinale të Champions Leagues dhe nuk ia doli përballë Atletico Madridit, pavarësisht një pjese të parë shumë të fortë nga skuadra e Hansi Flick, që kishte e shkrirë disavantazhin e dyfishtë nga ndeshja e parë, përpara se të ndëshkohej më pas dhe t’ia linte festën ekipit madrilen.

I pranishëm në studiot e Sky Sport, ish-mesfushori Zvonimir Boban, sot president i Dinamo Zagrebit, e komentoi kështu sfidën në “Metropolitano”,.

“Barcelona shtyu shumë në pjesën e parë, ishte pothuajse ‘çnjerëzore’ për sa sulmoi dhe krijoi.

Por në pjesën e dytë u pa qartë se nuk e përballonin më atë ritëm. Atletico mbeti gjithmonë i njëjtë, madje u rrit”, u shpreh ai.

Më pas, Boban ndaloi te paraqitja e talentit të ri, Lamine Yamal.

“Pastaj e pashë Yamalin të lodhur, të papërgatitur: në atë moshë kjo nuk duhet të ndodhë.

Pa të në pjesën e dytë, për Barcelonën ishte e vështirë të krijonte diçka”, deklaroi ai.

Legjenda kroate shtoi se katalunasit i krijuan disa raste edhe në inferioritet numerik.

“Madje, për çudi, krijuan më shumë raste pasi u përjashtua Garcia sesa në pjesën tjetër të pjesës së dytë, pas një pjese të parë që e kishin dominuar”, përfundoi Boban.



Lexoni të gjitha në Bota Sot