PSG në garë për yllin e Aston Villa

- Bota Sot

PSG në garë për yllin e Aston Villa

Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe PSG po shqyrtojnë mundësinë e transferimit gjatë verës së ardhshme të mesfushorit-sulmues Morgan Rogers, që luan në Premier League me fanellën e Aston Villa.

Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë deri në vitin 2031 vitin e kaluar, Villa pritet të përballet me interes nga disa ekipe për Rogers, pas rritjes së vazhdueshme të nivelit të tij nën drejtimin e Unai Emery.

Rogers ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 21 asiste në 115 paraqitje për Villa, që kur erdhi nga Middlesbrough në vitin 2024. Të gjitha ekipet e sipërpërmendura duhet të mendohen mirë, pasi kostoja është e lartë.

I blerë për 16 milionë euro dy vite më parë, tashmë kostoja e lojtari është rreth 80 milionë euro.

Një nga lojtarët më të mirë në dy sezonet e fundit në Premier League, që pritet të veshë fanellë të re sezonin tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot