Të gjithë luajnë, përveç tij

- Bota Sot

Të gjithë luajnë, përveç tij

Të gjithë luajnë, përveç tij. Santiago Gimenez është kthyer në alternativën e fundit te Milani, ndonëse në planet e Masimiliano Alegri ai duhej të ishte një nga armët kryesore për fundin e sezonit.

Megjithatë, ndaj Napolit luajti vetëm gjysmë ore, ndërsa kundër Udinezes nuk u ngrit fare nga stoli, një situatë që nuk premton shumë as për sezonin e ardhshëm.

Në raste të tilla është e vështirë të kuptosh nëse bëhet fjalë për bindje reale apo thjesht deklarata publike.

Prej më shumë se një muaji, sa herë pyetet për Gimenezin, Alegri e përshkruan si një burim të rëndësishëm për fazën finale të kampionatit.

Në letër, gjithçka dukej gati: një repart sulmues në vështirësi, shokë skuadre me probleme të ndryshme, paqartësi taktike dhe mungesë besimi. Në këtë kontekst, meksikani dukej njeriu ideal për të ringjallur sulmin, më i motivuari pas katër muajsh e gjysmë mungesë dhe një operacioni të rëndë në kavilje që i kushtëzoi sezonin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot