Ajo që ndodhi në Premier Ligë bëri që të kthehej frika. Arsenali, ndryshe nga një Liverpul apo edhe një Mançester Siti, apo dikur Mançester Junajtid, duket se ka mbetur tepër I thyeshëm nga ana psikologjike, dhe presioni ka nisur të ndihet ndërsa afron fundi i sezonit.
“Topçinjtë” mbeten në vend të parë në kampionatin anglez, dhe janë favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit, veçse nëse ke nerva të dobëta, as fitorja 1-0 jashtë fushe nuk të jep garanci.
E tillë situata pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Bornmuthit, tregues i qartë i shqetësimit që ka përfshirë londinezët. Për më tepër, trajneri Mikel Arteta, që kërkon trofe në “Emirejts” që nga viti 2019, ka lajme të këqija nga infermieria.
Mesfushori tepër I rëndësishëm Deklan Rajs është në dyshim pasi nuk luajti në fundjavë. Ylli tjetër i shquar i Anglisë, Saka, mungon prej 3 ndeshjesh radhazi dhe ka vetëm 25 për qind mundësi të dalë në fushë.
Po ashtu, Odegard, Timber e Kalafiori, ndërsa Merino është I sigurt që është jashtë. Nga të gjithë, Rajs duket më i mundshmi, bashkë me yje si Raja në portë, Gabriel e Saliba në mbrojtje, Haverc në fazën offensive, ashtu si Martineli, Madueke dhe sulmuesi kryesor Gjëkeresh.
Sportingu vërtet u mund 1-0 në stadiumin e vet në çerekfinalen e kaluar falë një goli nga gjermani Kai Haverc, por mbetet i rrezikshëm dhe nuk ka asgjë për të humbur.